17:46 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / AR

A po shtyhen zgjedhjet në veri, flet Sveçla

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka mbajtur një konferencë për media pas situatës së tensionuar në veri.

Sveçla është pyetur nga gazetarët nëse do të shtyhen zgjedhjet në katër komunat veriore pas tensioneve të fundit në atë pjesë të vendit.

Megjithatë, ai shtoi se ështëi bindur se Policia e Kosovës i ka kapacitetet e nevojshëm të garantojë të gjitha proceset demokratike në Kosovë.

“Për më shumë, janë institucionet që marrin vendimet; presidentja e Kosovës, KQZ-ja që përgatit planin që i drejtohet presidencës për çfarëdo alternativ”, tha ai në një konferencë për media.

Në anën tjetër, ai u shpreh se po presin planin e KQZ-së për aktivitetet e parapara që procesi zgjedhor të mirëmbahet.

Pas këtij plani, Sveçla shtoi se policia bën veprimet e nevojshme, kurse vendimin e merr presidentja Vjosa Osmani.

“Për sa më takon mua, Policia e Kosovës po dëshmohet si një polici e aftë që kryen detyrat e saj ligjore. Po presim planin e Komisionit Qendror Zgjedhor për aktivitetet e parapara që ky proces të mirëmbahet, mbas të këtij plani, policia bën vlerësimet e nevojshme dhe bën rekomandimet për institucionet vendimmarrëse që përfundon me vendimin e presidentes Osmani”.