11:31 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

A po synon LDK-ja që sërish të ketë presidentin në koalicionin e ri? Përgjigjet Gashi

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku u vendos që seanca e Parlamentit të Kosovës për votimin e Qeverisë “Hoti”, do të mbahet nesër, para mediave u deklarua shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.

Pos që deklaroi se është i bindur se LDK-ja ka votat e mjaftueshme për votimin e kësaj qeverie, Gashi tha se të gjitha marrëveshjet tashmë janë përmbyllur.

Gashi u pyet nga gazetarët nëse si LDK synojnë që në koalicionin e ri të kenë pikërisht të drejtën për propozim dhe zgjedhje të presidentit të Kosovës, Gashi u shpreh pozitiv edhe për këtë pikë.

Pyetjes se a e synon LDK-ja presidentin edhe në këtë qeverisje të re, Gashi tha se LDK-ja  është parti serioze, partia më e madhe e koalicionit dhe do të jetë faktori kryesor në këtë proces./Indeksonline/