22:32 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

A rrezikohet Kosova nga refugjatët? (Video)

Kosova po kujdeset që të mos zihet në befasi nga ndonjë valë e refugjatëve.

Megjithatë, një qeveritar i lartë që po i bashkërendon veprimet me vendet fqinje po zotohet se vendi nuk është në hartën e lëvizjes së migrantëve.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme tha se autoritetet kosovare i kanë siguruar edhe Shqipërinë edhe Maqedoninë, që në rast fluksi të madh të refugjatëve, të llogarisin në mbështetje.