19:45 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020

A rriten shanset për të ngelur shtatzënë nëse kryeni marrëdhënie seksuale çdo ditë?

A rriten shanset për një shtatzëni nëse kryeni marrëdhënie seksuale çdo ditë? Tierney Lorenz, profesoreshë e Institutit Kinsey (SHBA), shpjegon se seksi i shpeshtë do të dërgonte një sinjal të rëndësishëm në sistemin imunitar, domethënë, është koha për të riprodhuar.

Përfitim i dyfishtë nga seksi çdo ditë/Duke bërë seks çdo ditë nga njëra anë rrit praninë e spermës pranë vezës dhe gjithashtu përgatit sistemin imunitar të gruas për të akomoduar një shtatzëni të mundshme. Në fakt, është e sigurt se gratë “seksualisht aktive” zhvillojnë nivele të larta të citokineve.

Dyshimet mbeten/ Megjithatë, studimet kanë treguar se lidhja midis frekuencës së marrëdhënieve seksuale dhe incidencës së konceptimit nuk është saktësisht matematike. Sipas Lorenz ka shumë faktorë që kombinohen për të arritur me sukses qëllimin për shtatzëni dhe akti i të bërit dashuri ka përfitime pozitive për çiftin.

Momenti i duhur për të konceptuar/ Periudha e pjellorisë më e madhe për një grua korrespondon me një “dritare” prej 5 ose 6 ditësh në muaj gjatë së cilës gruaja ka shanse të mëdha për t’u mbetur shtatzënë. Ovulacioni, i cili ndodh në ditën e katërmbëdhjetë të ciklit menstrual, hap një vezë përmes tubit fallopian dhe fekondimi mund të ndodhë brenda 24 orëve pas kësaj. Në ato ditë, për këtë arsye do të ishte e dobishme që spermatozoidet mashkullore të siguroheshin (duke bërë seks shpesh) në mënyrë që takimi me vezën të mund të kishte një numër më të madh shansesh. Marrëdhëniet seksuale çdo ditë do të jenë të dobishme për dy arsye: Rritja e pranisë së spermës në afërsi të vezës dhe dërgon një sinjal të rëndësishëm në sistemin imunitar të gruas: është koha për të riprodhuar.