11:32 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtarët? Flet eksperti më i madh në referim (Video)

Mark Clattenburg, gjyqtari më i mirë anglez i ka analizuar vendimet turpëruese të gjyqtarit Jon Moss bashkë me asistentin e tij në ndeshjen Liverpool-Tottenham.

Clattenburg ka thënë se të dy penalltitë e dhëna për Tottenhamin ishin të paqena dhe se skuadra e Klopp është dëmtuar në të dy rastet.

“Liverpooli është dëmtuar në të dy rastet. Këtë e kam parë kur po e ndiqja ndeshjen, por e kam vërejtur detajisht edhe pas ndeshjes. Asnjëra penallti nuk ka ekzistuar. Njëra ka qenë simulim, ndërsa tjetra veprim i pamenduar i anësorit në një aksion ku lojtari i skuadrës vendase nuk e godet fare kundërshtarin por që gjyqtari vendosi vetëm nga përshtypja e tij” ka thënë Clattenburg./Indeksonline/