15:45 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

A u lejua të flasë me familjarët? Gucati tregon para Gjykatës

Kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati është pyetur në seancën e sotme para Speciales se a është lejuar të flasë me familjen e tij pas arrestimit nga EULEX’i.

Gucati ka thënë se me familjen e tij ka folur një orë e gjysmë pas arrestimit.

Ai tha se pas arrestimit e ka informuar djalin e tij për këtë çështje.

“Diku rreth një orë e gjysmë mas një ore e gjysmë e kam informuar djalin tim se jam arrestuar”, ka thënë Gucati.