11:20 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / AR

A u martuan Jlo dhe Ben Affleck? Gjithçka që dihet nga vendi i dasmës deri te lista e të ftuarve!

Njerëzit thonë, “hera e katërt është sharmi” dhe këtë fjali e vërteton më së miri këngëtarja e aktorja e njohur, Jennifer Lopez, për të cilën raportohet se është martuar në fshehtësi.

Një jetë si në filma. JLO ndërpreu martesën me Alex Rodriguez në vitin 2021, transmeton Indeksonline.

Në të njëjtën kohë, Ben u nda nga ish e dashura, Ana de Armas. Të dy kishin pasur lidhje dashurie por që vendosën të ribashkohen edhe njëherë.

Ribashkimi i tyre ndodhi në vitin 2021. Sipas raportimeve, dyshja kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në një ceremoni private.

Thuhet se ceremonia është mbajtur në fshehtësi të plotë dhe të ftuarit janë detyruar të nënshkruajnë një marrëveshje për të cilën nuk kanë të drejtë të zbulojnë detaje nga dasma.

Sipas raportimeve thuhet se dasma është mbajtur në hotelin Ritz-Reynolds në liqenin Oconee në Gjeorgji, megjithatë ende nuk ka asnjë konfirmim.

Ndërkohë, fansat po “çmenden” duke pritur të dalë ndonjë foto apo deklaratë zyrtare që e konfirmon dasmën e vitit./Indeksonline/

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez