08:52 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

A u shërua italianja, femra e parë që u infektua me koronavirus në Kosovë?

Është shëruar zyrtarisht edhe italianja që doli pozitive në koronavirus në ditën e parë kur në Kosovë u raportuan rastet.

Mësohet se edhe gruaja e 77 vjeçarit nga Vitia është në mesin e të shëruarve, i cili ishte i pari që u identifikua me koronavirus.

Në total në Kosovë janë gjashtë të shëruar – pesë prej të cilëve u raportuan sot si të shëruar.

Ajo është në mesin e pesë të tjerëve që u raportua sot si të shëruar nga sëmundja vdekjeprurëse,

Në mesin e të shëruarve është edhe këngëtari i Gjakovës bashkë me gruan e tij që erdhën nga Gjermania.

I pesti është nga Malisheva, ndërsa rasti i parë ishte nga Podujeva.

fotoilustrim