75 Mall Live Search
14:50 / E Diele, 21 Prill 2024 / Gj. Sh

A u sulmua Drita dje në Suharekë? Reagimi i Ballkanit

Të shtunën pas përfundimit të ndeshjes Ballkani – Drita, është raportua në media se dretori i skuadrës mysafirë, Feti Murseli është sulmuar nga zyrtarët e klubit nga Suhareka.

Ballkani ka sqaruar opinionin publik duke mohuar këto raportime dhe thonë se asnjë nga zyrtaret e klubit nuk e ka sulmuar drejtorin Murseli, dhe se deklarimi i tij është gënjeshtër, shkruan IndeksOnline.

Reagimi i plotë:

Sqarim për gjithë opinionin futbolldashës,

Absolutisht nuk është e vërtetë se dikush dje në Suharekë, është sulmuar nga stafi i FC Ballkanit.

Assesi nuk kalon tendenca për t’i dhënë ngjyrim të tillë një klubi të dëshmuar për korrektësi e mikpritje, në Kosovë e Europë.

Nuk i takon një klubi si Drita, që në afekt të emocioneve nga forma se si rodhi ndeshja, zyrtarët e tyre të mundohen të fabrikojnë situata të pa qena.

Deklarimi i drejtorit të Dritës, Feti Murselajt për sulm nga zyrtarët tanë, është gënjeshtër!

Askush nga klubi i Dritës nuk është sulmuar nga anëtarët e klubit tonë!

Përkundrazi, ndër vite kemi ndërtuar raporte të shkëlqyera me Fc Dritën, teksa tifozëve të tyre gjithmone u kemi bërë vend në stadiumin tonë, edhe pse në Gjilan ata nuk na i kanë lejuar tifozët tanë.

Ballkani do të vazhdojë të mbetet si gjithmonë, shembull i një klubi dinjitoz./IndeksOnline/