15:37 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

AAIB: Këto janë shkaqet e përplasjes së rrëzimit të helikopterit të Leicesterit

Helikopteri që u rrëzua afër stadiumit të Leicesterit, duke i vrarë pesë njerëz, nuk iu përgjigjë komandave të pilotit, kanë treguar gjetjet e para.

Presidenti i klubit, Vichai Srivaddhanaprabha dhe katër të tjerë vdiqën kur helikopteri u rrëzua pas ndeshjes më 27 tetor.

Dega e hetimeve të aksidenteve ajrore (AAIB) njofton se helikopteri ka filluar të kthehej në të djathtë, ani pse piloti e kishte komanduar në të majtë, transmeton IndeksOnline.

Helicopter landing at the stadium

Tutje, AAIB ka shtuar se humbja e dukshme e kontrollit të helikopterit është duke u hetuar ende.

Pamjet tregojnë se helikopteri i quajtur, AugustaWestland AW169 ishte duke lëvizur normalisht për 40 sekonda, para se të bllokonte dhe të përplasej.

Përveç Vichait, në këtë incident mbetën të vdekur edhe Kaveporn Punpare, Nusara Suknamai, Izabela Roza Lechowicz dhe Eric Swaffer./IndeksOnline/

(L-R): Vichai Srivaddhanaprabha, Kaveporn Punpare, Nusara Suknamai, Izabela Roza Lechowicz and Eric Swaffer