13:20 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

AAK-ja diskuton për koalicionin, s’pritet të dalë nga Qeveria

Është duke vazhduar takimi  i zyrtarëve partiakë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me liderin e partisë, Ramush Haradinaj.

Vazhdimi i takimit u konfirmua për IndeksOnline nga deputeti i kësaj partie, Bekë Berisha.

Madje në këtë takim po diskutohet qartazi edhe mundësia e largimit të AAK-së nga koalicioni qeverisës me LDK-në.

Por në një përgjigje, dhënë nga Berisha u theksua se me gjasë bashkëpunimi me koalicionin qeverisës do të vazhdojë.

Po ashtu në këtë takim po diskutohen edhe çështje të tjera të rëndësishme për partinë, përpos asaj të koalicionit.

Takimi pritet të përfundojë dhe të bëhen të ditura qëndrimet përfundimtare të AAK-së, karshi këtij koalicioni.

Ndryshe, mbrëmë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pati një sërë kritikat të ashpra në drejtim të kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti, lidhur me takimet e nivelit të lartë në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./Indeksonline/