10:34 / E Enjte, 31 Mars 2022 / AR

AAK e mbush Kuvendin me pankarta “Ku është Ligji i Pagave”, Konjufca: Ku jeni inspiru

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në fillim të seancës së sotme të Kuvendit ka shpërndarë pankarta me mbishkrim “Ku është Ligji i Pagave”.

Në pamjet e Indeksonline, shihet se Tahiri ka vendosur pankarta te foltorja e Kuvendit, te ulëset e kabinetit qeveritar e te ulëset e deputetëve.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufeca duke qeshur i tha Tahirit se ku është inspiruar për këto aksione./Indeksonline/