75 Mall Live Search
13:15 / E Martë, 01 Korrik 2025 / Z S

AAK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Osmanin

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, konfirmoi se AAK-ja do të marrë pjesë në takimin e partive politike të thirruar nga presidentja Vjosa Osmani.

Ajo kërkoi që presidentja të ketë rol më aktiv.

“Tashti e lexova që ka ardhur ftesa për liderët e partive politike për takim me presidenten. Duhet të marrë rol më shumë presidentja, por duhet të jetë tepër e qartë dhe e saktë, sepse ne po e shohim që VV-ja po e interpreton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ashtu siç do vetë. Po, do t’i përgjigjemi ftesës”, tha Kadrijaj.

Po ashtu ftesës pozitivisht u janë përgjigjur edhe PDK-ja. Memli Krasniqi ka thënë se ai do të takohet me Osmanin nesër nga ora 13:00. Nga LDK-ja thonë se nuk kanë ftesë ende për takim./Indeksonline/