09:29 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

AAK-ja mblidhet para seancës, flet Haradinaj

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka mbledhur partinë e tij e më pas është deklaruar para seancës e cila fillon në orën 10:00 dhe i ka dy pika të rendit të ditës.

Pika e dytë e kësaj seance është shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, ku pas kësaj vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Për këtë janë dakorduar të gjitha partitë politike të Kosovës.

Haradinaj, ka thënë se kjo është zgjidhja e vetme. Këto deklarata ai i ka bërë para se të takohet sot me deputetët e partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Zgjidhja e vendit është ta dërgojmë vendin në zgjedhje. Do të votojmë të gjithë”, ka thënë Haradinaj, teksa ka hyrë në zyrën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, para se të niset për në Kuvend.