19:58 / E Premte, 01 Korrik 2022 / OSH

AAK krijon ekip për dialogun Kosovë – Serbi, Ardian Gjini kryesues

Partia e AAK-së ka njoftuar se ka krijuar ekip për çështjen e dialogut, gjatë mbledhjes konstituive të Kryesisë, ku u diskutua për rrjedhën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryesues i këtij ekipi është zgjedhur kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ndërsa Selim Selimi dhe Muharrem Nitaj janë zgjedhur anëtarë, sipas rekomandimit nga kryetari Ramush Haradinaj.

Në vendimin për krijimin e këtij ekipi janë cekur tre pika udhëzuese.

“Ekipi i dialogut përcjell rrjedhat e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për njohje reciproke”;

“Ekipi i dialogut harton qëndrimet e Kryetarit dhe Partisë rreth dialogut dhe të njëjtat i paraqet para kryesisë”;

“Ekipi i dialogut sipas kërkesës, harton strategjitë dhe pozicionet e Kryetarit dhe Partisë rreth dialogut”, thuhet në vendim.