17:01 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / A. A

AAK në Suharekë prezanton katër kandidatë për deputetë, s’është Blerim Kuqi

Këshilli Drejtues i degës së AAK-së në Suharekë, ka prezantuar 4 kandidatët për deputet në zgjedhjet që do të mbahen muajin e ardhshëm në Kosovë.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka konfirmuar përmes një statusi në Facebook emrat e kandidatëve, transmeton Indeksonline.

Albena Reshitaj, Hamdi Bytyçi, Fatos Berisha dhe Bexhet Kuqi, do të garojnë në këto zgjedhje, pas aprovimit të Këshillit Drejtues në nivel qendror.

Ndërsa ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, i cili sot dha dorëheqje nga detyra, nuk do të jetë kandidat për deputet.

/Indeksonline/