11:29 / E Martë, 04 Maj 2021 / AR

AAK prezanton kandidatin e parë për asamblist në Prishtinë

AAK ka filluar të prezantojë kandidatët për asamblist në Komunën e Prishtinës.

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj e prezantoi Muhamet Kasabaqin për atë post, shkruan Indeksonline.

Sot po fillojmë me nominimet për garën e Asamblesë së Prishtinës, ku isha i nderuar me këtë nisje të mbarë, me Muhamet ‘Met’ Kasabaqin, një njeri i vlerave qytetare të Prishtinës së vjetër dhe profesionist i zoti në fushën e arkitekturës.