18:37 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

AAK- PSD mban tubimin përmbyllës ne kryeqytet, mbështetësit shkojnë me plisa në kokë

Koalicioni AAK-PSD, sonte po mban tubimin qendror zgjedhor në Prishtinë.

Për dallim prej herave të tjera, të pranishmit janë shfaqur në tubim me plis në kokë.

Para të pranishmëve ka folur kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti që ka thënë se nuk do të diskutohet për shkëmbim me territore në qeverisjen e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

I njejti ka folur edhe për rrogën minimale, që ka thënë se do të jetë 250 euro, derisa punëtorët do të punojnë me kontrata.

“100 % taksë për prodhimet e Serbisë derisa të na njohin”, tha Shpend Ahmeti.