10:35 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

AAK: S’e votojmë qeverinë “Kurti”

Sot, u mbajt mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku u caktua seanca për votim të Qeverisë, më 3 shkurt. Në këtë mbledhje Aleanca… u përfaqësua nga deputeti Ali Berisha.

Deputeti Berisha, duke shprehur qëndrimin e Aleancës…, lidhur me seancën e thirrur për të hënën, theksoi se është shumë zhgënjyese që seanca për krijimin e Qeverisë ftohet pa marrëveshje politike.

Ndër të tjera, ai u shpreh se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës asnjëherë gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për formimin e Qeverisë.

“Aleanca… nuk ka asnjë arsye që të votojë një Qeveri të tillë me shumë të panjohura, megjithatë qëndrimin e saj definitiv për këtë çështje, Aleanca… do ta paraqes në seancën e së hënës, deklaroi deputeti Ali Berisha.