22:11 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

AAK “vizë të kuqe” PDK-së për një tjetër koalicion

Donika Kadaj Bujupi ka mohuar kategorikisht që do të ketë një koalicion tjetër para ose pas zgjedhor mes AAK-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ajo tha se AAK dëshiron të shkojë e vetme në këto zgjedhje me partitë e vogla.

“Vullnet i Aleancës është të shkojë vetëm me subjekte të vogla me bo një qeveri përmes së cilës do të kemi shumë më shumë hapësirë me e implementu programin tonë”, tha Kadaj-Bujupi duke bërë të ditur se koalicioni me parti të vogla nënkupton me AKR-në, Nismën dhe PSD-në që sipas saj do të dalë fitues.

Ndërsa, pas zgjedhjeve thotë se mund të flasin edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.