10:38 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

AAK voton kundër vendimit të Hotit, s’është për heqje të reciprocitetit

Qeveria Hoti ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

Mirëpo, kundër këtij vendimi kanë votuar përfaqësuesit e AAK-së në Qeveri. /Indeksonline/