08:22 / E Diele, 05 Qershor 2022 / MSH

AAK zgjedh sot kryetarin dhe këshillin e përgjithshëm të partisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbajë Kuvendin e Nëntë zgjedhor të partisë.

Në këtë Kuvend do të zgjidhet kryetari dhe këshilli i përgjithshëm i AAK-së.

Ngjarja fillon në ora 11:00.

Kuvendi i përgjithshëm zgjedhor vije pas përmbylljes së procesit të brendshëm zgjedhor nëpër nëndegë, degë, si dhe Aleancë të Gruas dhe Rinisë.