15:21 / E Hënë, 21 Gusht 2023 / shkelqim osmanaj

Abazi për mbylljen para kohe të afatit për subvencionimin e izolimit të shtëpive: Kush janë këta njerëz që shtetin e shohin si lodër fëmijësh

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti në lidhje me qasjen e tij ndaj sektorit të energjisë.

Ai ka thënë se ky sektorë është dështimi i radhës së tij.

Abazi ka thënë se Kurti doli në konferencë për të marrë poena por afati mbyllet dy ditë pasi hapet konkursi dhe ai më nuk paraqitet.

Para katër ditëve në prezencë e me fjalim të Kurtit u hap mundësia për aplikim për intervenim për rritje të efiçiencës të përdorimit të energjisë dhe për pajisje efiçiente. Nismë për të thënë e për t’përshëndetur.