10:21 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Abazi për zhvillimet e fundit në vend: Janë shpurthjet e fundit të kastës politike që po kundërmon

Ish zëvendëskryeministri Haki Abazi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka komentuar zhvillimet e fundit në vend që lidhen me aferën e 2 milionë eurove e me lajmet për shitjen e tokave nga AKP-ja me çmime prej 1 eurosh, duke thënë se këto janë shpurthje e fundit të kastës politike që po kundërmon.

“Tërheqja e ambasadave nga procesi i përzgjedhjes së prokurorëve, shkarkimet me shantazh, vjedhja e dy milion eurove, falja e tokës politikanëve është vazhdimësi e krimit e korrupsionit 20 vjeçar të klikës së ndytë të instaluar në vend”, ka shkruar Abazi.

Më poshtë e gjeni të plotë postimin e tij:

Natyrisht që është qerim hesapesh e bandave politike të korruptuara e të kriminalizuara për rikonfigurim të pozitave. Kjo qeveri kusilinge e illegale është mburojë që lindi nga nevoja për të mbrojtur nderrmarjen kriminale politike të bossave të krimit e korrupcionit. Janë shpurthjet e fundit të kastës politike që po kundermon.

Tërheqja e ambasadave nga procesi i përzgjedhjes së prokurorevëve, shkarkimet me shantazh, vjedhja e dy milion eurove, falja e tokës politikanëve është vazhdimsi e krimit e korrupcionit 20 vjeçar të klikës së ndytë të instaluar në vend.

Ky vend ka nevojë për çlirimin final nga zhvatësit që janë mbeshtjellur me petkun e akademikëve dhe komandantëve por në fakt janë nje grumbull hajnash dhe të pacipë.