12:24 / E Premte, 02 Qershor 2023 / S Z

Abazi për Zybën: Ai ka humb në Suharekë, s’mund të fitoj në Zveçan

Deputeti Haki Abazi, në debatin që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës,  sa i përket situatës së tensionuar në veri, tha se Kosova nga tërë situata e krijuar atje, të vetmin fitim e ka pasur humbjen e marrëdhënieve të diskutimit, me partnerët ndërkombëtar. Ndërsa tha se deputeti i VV-së Sali Zyba i cili e ka humb garën e tij për komunën e Suharekës, nuk mund të fitoj në Zveçanin.

” Çka kemi fituar,  humbja e marrëdhënieve të diskutimit me partnerët ndërkombëtar. Policia e ka përkrahjen e  parlamentit, por policisë nuk i duhen fjalët po sigurime jetësor dhe pagesa për rrezikshmëri. Me gjithë respektin zoti Sali Zyba që ka humb në Suharekë, nuk mund ta fitoj Zveçanin”, tha ai./Indeksonline/