75 Mall Live Search
23:08 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Abdixhiku: 51 mjete ushtarake mbërrijnë nga SHBA, ky është veçse fillimi

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka cekur disa pika kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë përkrahëse të fuqishme për Kosovën.

Sipas Abdixhikut, në okupim, luftë dhe paqe, SHBA po ofron ndihmë për Kosovën. Sipas tij arritjet e 51 mjeteve ushtarake në Kosovëjanë veçse fillimi, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i tij:

Historia që s’duhet harruar kurrë:

– 1992 Amerika vendosë vijë të kuqe për Kosovën.

– 1999 Amerika intervenon ushtarakisht për Kosovën.

– 2008 Amerika sponzorizon pavarësinë e Kosovës.

– 2018 Amerika mbështetë e ushtrinë e Kosovës.

Në okupim, në luftë, në paqe. 51 mjete ushtarake mbërrijnë nga SHBA-të në Kosovë. Ky është veçse fillimi./Indeksonline/