Osmani, Abdixhiku e Rugova nuk marrin pjesë në mbledhjen e GP të LDK-së, kjo është arsyeja
Është duke u zhvilluar takimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Takimi është thirrur nga Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Por të pranishëm në këtë takim nuk janë të gjithë deputetët e LDK-së, nga legjislatura e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë takim mungojnë: Teuta Rugova, Vjosa Osmani, Lubir Abdixhiku.
E kontaktuar nga Indeksonline, deputetja Vjosa Osmani ka deklaruar se është në udhëtim jashtë vendit dhe se kjo është arsyeja e mungesës së saj në këtë takim.
Por për arsye të njëjtë thuhet se mungon edhe Abdixhiku pasi dyshja udhëtuan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por e paarsyetuar ka qenë mungesa e deputetes Teuta Rugova.
Askush nuk ka bërë të ditur arsyen e mungesës së saj edhe pse kjo e fundit është rrallë e pranishme edhe në seancat e Kuvendit të Kosovës.
Takimi i LDK-së po vazhdon të mbahet në Hotel Sirius dhe nisi me fillim nga ora 12:00 edhe pse nuk janë bërë të ditura temat e diskutimit. Takimi nuk ishte paralajmëruar më parë por tashmë dihet se brenda LDK-së ka mospajtime të shumta për çështje të ndryshme të vendit./Indeksonline/