75 Mall Live Search
23:35 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Abdixhiku: Flamuri ynë po prezantohet në gjithë botën, por jo edhe në Kosovë!

Për mosvendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës të rrethi në hyrje të Prishtinës, kërkesë e qytetarëve edhe përmes peticionit, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka shkruar në Facebook se flamuri i Kosovës po valon në tërë botën, por jo edhe në vendin tonë.

Ja postimi i plotë i Abdixhikut:

Vetëm këtë javë,

– Në New York, Empire State Building ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës; për nder të Kosovës.

– Në Paris, Akili ngritë flamurin e Kosovës për medalje të artë në finalen e madhe të xhudos.

– Në PyeongChang të Koresë Jugore, sportistët kosovarë prezantojnë për herë të parë flamurin dhe shtetin e Kosovës.

Flamuri i Kosovës sot prezantohet në gjithë botën. Djemtë e vajzat më të mirë të këtij vendi po përkujdesen për të. Tek ne, ndërsa, ka ende të tillë që diskutojnë vendosjen ose jo të flamurit të Republikës.

Sa keq për të tillët.