75 Mall Live Search
12:25 / E Hënë, 20 Prill 2026 / KV

Abdixhiku flet për rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK: Do të punoj deri në ditën e fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar mundësinë e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në LDK, parti të cilën ai e udhëheq.

Ai vlerësoi se një afrim i mundshëm mes Osmanit dhe LDK-së do të ishte pozitiv si për vendin, ashtu edhe për subjektin politik që drejton.

“Përafrimi do të ishte një lajm i mirë për Kosovën dhe për LDK-në, edhe është qëllim imi dhe do të punoj për këtë qëllim deri në ditën e fundit”, u shpreh Abdixhiku.

I pyetur për kushtet eventuale të rikthimit të Osmanit, Abdixhiku theksoi se procesi i bashkimit nuk duhet të kushtëzohet.

“Bashkimi nuk kërkon kushte, kërkon afrim e koordinim”.

Ndryshe, Abdixhiku gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit, por takimi përfundoi pa ndonjë marrëveshje konkrete.