17:14 / E Mërkurë, 08 Prill 2020

Abdixhiku: Hapësira ajrore dhe aeroporti janë të hapura për qytetarët dhe për ndihmat e miqve në kohë të vështirë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se hapësira ajrore e Kosovës dhe Aeroporti i Prishtinës janë të hapura për qytetarët dhe për ndihmat e miqve që i gjinden Kosovës në kohë të vështirë.

“Në emër të qeverisë falënderoj popullin turk që në këto kohë të vështira gjejnë kohë të ndihmojnë Kosovën dhe popullin e Kosovës. Falënderoj Republikën e Turqisë që po i ndihmon qytetarët tanë në periudhën e kthimit nga shteti turk, poashtu një fluturim nga Stambolli pritet të realizohet gjatë javës së ardhshme”, tha Abdixhiku, raproton Indeksonline.

Tutje ai shtoi se gjatë qëndrimit në Turqi qytetarët kosovarë kanë pranuar ndihmë nga shteti turk.

“Falënderime që janë gjendur pranë nesh në këto kohë të vështira. Faleminderit”, përfundoi Abdixhiku./Indeksonline/