12:38 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Abdixhiku: Kosova nuk ka nevojë për komplekse rezidenciale, por për spitale më të mira

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar në lidhje me kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për ndërtimin e kompleksit rezidencial.

Përmes një postimi në facebook, Abdixhiku ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për komplekse rezidenciale e godina shtetërore, duke renditur disa nga nevojat më të mëdha që ka Kosova në vend të tyre, transmeton Indeksonline.

“Kosova nuk ka nevojë për komplekse rezidenciale e godina shtetërore. Kosova ka nevojë për spitale më të mira, shtretër e barna më shumë. Vizitoni pak spitalet shtetërore dhe shihni mjerimjn aty. Kosova ka nevojë për arsim më cilësor, për dije më shumë. Ka nevojë për gjykata më të forta. Tek pasi t’i kemi përfunduar punët në shëndetësi, arsim e gjyqësi – tek atëherë – mund të flasim për zyret e politikanëve, të kolegëve të mi. Propozimi për komplekse të reja të insticuioneve në këtë kohë është veçse naiv”, ka shkruar ai në Facebook./Indeksonline/