11:18 / E Hënë, 15 Janar 2024 / k.v

Abdixhiku: Masakra e Reçakut ishte një ndër më të rënda të njerëzimit në fundshekullin e njëzetë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 15 janarin e vitit 1999, ditën që tronditi një botë të tërë, masakra e Reçakut. Sipas tij, sot teksa po largohemi një çerek shekulli nga kjo ngjarje e errët e historisë njerëzore, ndjejmë gjithë afërsinë me dhimbjet e asaj dite të familjarëve e të mbijetuarve.

Postimi i plotë:

Reçak. Një çerek shekulli pas.

Mes familjarëve të fëmijëve, grave, të moshuarve e burrave, të vrarë e masakruar nga forcat policore, paramilitare e ushtarake të Serbisë; në mëngjesin e ftohtë të 15 janarit të vitit 1999. Në përkujtim të ditës që tronditi një botë të tërë. ‘Krim kundër njerëzimit’ do ta quante ambasadori Ëalker atëherë.

Ishte një ndër më të rënda të njerëzimit në fundshekullin e njëzetë.

Sot, teksa po largohemi një çerek shekulli nga kjo ngjarje e errët e historisë njerëzore, ndjejmë gjithë afërsinë me dhimbjet e asaj dite të familjarëve e të mbijetuarve. Ndjejmë dhe nevojën që këtë ditë të dhimbshme të kujtesës sonë, ta mbajmë sot e gjithherë si rikujtim që s’shuhet të sakrificës së madhe të popullit tonë për liri e shtetësi. Mbi këtë sakrificë, përbashkimi ynë për Kosovën, atdheun tonë, bëhet domosdoshmëri.