20:59 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Abdixhiku: Mbi 60 punëtorë e 20 makineri sot në Veternik që sa më parë të hapet qarkullimi

Rrethrotullimi në Veternik shpesh herë i solli telashe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

 Por ditë më parë, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku tha se mundësitë janë të mëdha që punimet të përfundojnë në muajin mars.

Ndërsa ministri Abdixihku sontetha se janë mbi 60 punëtorë e 20 makineri të rënda që sot qëndruan në vendpunishte që të hapin qarkullimin sa më parë, raporton Indeksonline.

Siç duket edhe këtij rrethrrotullimi po i vie fundi.

“Edhe pak.
Veternik, 23 shkurt 2020.
Mbi 60 punëtorë e 20 makineri të rënda sot në vendpunishte për të hapur qarkullimin sa më parë. Kënaqësi”, shkroi ministri Adixhiku./Indeksonline/