21:30 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Abdixhiku, ministri i vetëm i LDK-së që votoi pro propozimit të Bislimit për refuzimin e kërkesës së KQZ-së

Ministrat e LDK-së abstenuan sot propozimin e ministrit të Financave, Besnik Bislimi për të refuzuar kërkesën e Komisionit Qendror Zgjedhor për mëditje për stafin e KQAZ-së dhe PZAP-së gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Podujevës.

Por derisa ministrat e LDK-së zgjodhën të abstenonin kur erdhi koha për votim të këtij propozimi, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku votoi pro këtij propozimi.

Abdixhiku në këtë rast ishte ministri i vetëm nga radhët e LDK-së që votoi pro, transmeton Indeksonline.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u morën disa vendimtare radhazi, ndër to edhe shumë të komentuara.

Madje vendimi i shkarkimit të bordit të Telekomit ishte vendimi që bëri më së shumti bujë gjatë ditës./Indeksonline/