Abdixhiku nga Mushtishti: LDK ka rilindur si forca kryesore e vendit, e gatshme për ndyrshim

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo parti dhe ppopulli sot janë një.
Ai ka thënë se LDK-ja ka rilindur si forca kryesore e vendit, e gatshme ta sjellë ndryshimin më të madh në historinë politike të Kosovës.
Këtë e tha pas takimit që pati me banorët e fshatit Mushtisht të Suharekës, ku tha se u prit me shumë energji.
“LDK është në momentet më të mira tash e sa kohë! Shpresa që kërkon ndryshimin gjithmonë e gjen rrugën, dhe Lidhja që lëshon kushtrimin gjithmonë e gjen popullin! Prandaj sot jemi bashkë! Prandaj me 9 shkurt do ta bëjmë ndryshimin e madh! Lidhja Demokratike ka rilindur si forca kryesore e vendit, e gatshme ta sjellë ndryshimin më të madh në historinë politike të Kosovës. LDK dhe populli tashmë janë një; ta kuptoni këtë! 124 është numri ynë. Republika jonë është vet ëndrra jonë. Ndryshimi sot është misioni jonë.”, tha ai.