16:35 / E Martë, 12 Dhjetor 2023 / k.v

Abdixhiku për kryeministrin e ri të Polonisë: Kosova e LDK do të kenë një derë të hapur më shumë

Donald Tusk është zgjedhur Kryeministër i Polonisë. Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një mik i madh i Kosovës dhe popullit tonë.

“Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një mbështetës i Lidhjes Demokratike të Kosovës brenda politikës evropiane në secilin rol që kishte deri më tani”, ka thënë Abdixhiku.

Një vit më parë, në takimin e zhvilluar në Roterdam, sipas Abdixhikut, Tusk i kishte thënë se po kthehej në vendlindje për të fituar garën që i ishte vënë përballë; dhe se Kosova e LDK do të kenë një derë të hapur më shumë.

“LDK do të vë në dispozicion të Republikës relacionin e afërt që ka me Donald Tusk”, ka thënë kryetari i LDK-së./IndeksOnline/