10:20 / E Martë, 27 Shtator 2022 / LB

Abdixhiku për Kurtin: Ky njeri nuk di të qeverisë, mbi 320 mijë nxënës në shtëpi, ai shkon në Japoni

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar sërish për grevën në arsim. Në një postim në Facebook, kreu i LDK-së, ka thënë se mbi 320 mijë fëmijë tash e një muaj janë pa mësim, ndërsa kryeministri i Kosovës zgjedhë të largohet për në Japoni.

Sipas kryetarit të LDK-së, Albin Kurti nuk di të qeverisë.

“Asnjëherë në Kosovë, në kohë paqeje, mësimi nuk është ndërprerë kaq gjatë. Asnjëherë më parë fëmijët kosovarë nuk kanë pësuar me kaq pandjeshmëri. Kjo më nuk është gjendje normale. Fëmijët, familjet, mësimdhënësit e vet shteti s’mund të dëmtohen me kaq lehtësi. Kujt i duhen fajësimet, ofendimet e egot individuale kur në fund mbesim në krizë”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

Postimi i plotë i tij:

Mbi 320 mijë fëmijë tash e një muaj janë pa mësim – rrinë në shtëpi – por Kryeministri i Kosovës zgjedhë të largohet për në Japoni.

Paaftësi dhe papërgjegjësi!

Ky njeri nuk di të qeverisë!

Asnjëherë në Kosovë, në kohë paqeje, mësimi nuk është ndërprerë kaq gjatë. Asnjëherë më parë fëmijët kosovarë nuk kanë pësuar me kaq pandjeshmëri. Kjo më nuk është gjendje normale. Fëmijët, familjet, mësimdhënësit e vet shteti s’mund të dëmtohen me kaq lehtësi. Kujt i duhen fajësimet, ofendimet e egot individuale kur në fund mbesim në krizë?

Kosova ka nevojë për vëmendje e udhëheqje të matur politike. Kosova ka nevojë për lidership që jep zgjidhje, menaxhon kriza e përgatitë vendin për betejat e madha përpara – në energjetike, inflacion, shëndetësi e ekonomi. Ikja nga këto ballafaqime është veç papërgjegjësi.