75 Mall Live Search
19:31 / E Diele, 19 Janar 2025 / FR

Abdixhiku për tubimin në Kodrën e Trimave: Askund sikur sonte, Prishtina po rikthehet në bastion të LDK-së

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim madhështor në Kodrën e Trimave, Prishtinë, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Ai deklaroi se “Prishtina, po rikthehet në bastion të LDK-së” dhe theksoi se përkushtimi i tij për kryeqytetin do të përfshijë një investim prej 1.5 miliardë eurosh.

Postimi:

Kodra e Trimave! Prishtinë!

Kam parë çfarë kam parë – askund sikur sonte!

Vranjevci foli!

S’do të kishte kuptim fushata jonë pa Degën e Parë në këmbë! Por kështu, kaq zjarrtë, kemi kohë pa e parë!

Prishtina, po rikthehet në bastion të LDK-së!

1.5 miliard euro për Kryeqytetin! Ky është zotimi ynë!