23:50 / E Hënë, 16 Gusht 2021 / OSH

Abdixhiku për vendimin e Qeverisë për të strehuar qytetarët afgan: I drejtë, i domosdoshëm dhe i paalternativë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka vlerësuar të drejtë vendimin e Qeverisë së Kosovës për të strehuar qytetarët afgan pas kërkesës së ShBA-ve.

Sipas Abdixhikut ky vendim ishte I drejtë, i domosdoshëm dhe i paalternativë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

I drejtë, i domosdoshëm dhe i paalternativë – vendimi i institucioneve të Republikës për të strehuar afganët e rrezikuar nga konflikti i brendshëm atje.

Përveç se shenjë respekti ndaj kërkesës së aleatëve tanë, SHBA-ve, edhe obligim moral i një vendi të vogël që dikur gjeti strehë nëpër botë.Populli i Kosovës njeh vuajtjet e fëmijëve, grave e burrave që lëshojnë vendin e tyre si alternativë të fundit mbijetese.

Në këtë kohë, siguria për ta është kontributi më i madh që një shtet si i joni mund të ofrojë – shembull për shumë shtete nëpër botë.