21:47 / E Martë, 19 Shtator 2023 / MSH

Abdixhiku shpalos “Rrugën e Re”: Duhet të flasim për të ardhmen sepse njerëzit e Kosovës po ikin

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, ka sqaruar më në detaje 100 projektet e “Rrugës e Re”.

Ai tha se “Rruga e Re” do të jetë mënyra se si do të qeverisë LDK-ja.

Abdixhiku tha se programi i LDK-së që do të prezantohet gjatë tetorit dhe nëntorit, është program politik që është zgjidhje për të dal nga kriza në të cilën është aktualisht Kosova si pasojë e keqqeverisjes.

“Jemi në trajektoren e angazhimit tonë politik tash e dy vite, kemi punuar shumë, përveç organizimit të brendshëm, jemi në përpjekje të ofrimit të një programi politik që e bën përcaktimin e madh dhe të largohemi nga temat e thata”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së tha se ai edhe partia e tij janë duke menduar për të ardhmen dhe jo për të kaluarën.

“Kosova ka dy pasuri, kohën dhe njerëzit. Njerëzit e Kosovës po ikin, koha po kalon”, tha Abdixhiku.