13:15 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / AR

Abdixhiku takon ambasadorin Guerot: Koordinimi me aleatët, i domosdoshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Sipas një komunikate të LDK-së, në takimit u diskutua për situatën aktuale politike, me theks të veçantë për tensionet në veri.

Abkixhiku ka theksuar domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve të institucioneve të Kosovës me aleatët.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guerot për qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate, duke theksuar domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës me aleatët tanë si parakusht i stabilitetit afatgjatë”, njofton LDK.

Tutje LDK ka njoftuar se Abdixhiku shtroi po ashtu dhe nevojën e mbështetjes ndaj institucioneve të rendit të Republikës, me qëllim të garantimit të sigurisë së institucioneve dhe të qytetarëve përballë rrezikut të dhunës së krijuar nga bandat kriminale në veri të vendit.