15:03 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Abdixhiku tregon sugjerimet e komisionit për projektligjin e buxhetit 2018

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku ka prezantuar para deputetëve projektligjin për buxhetin e vitit 2018, që në seancën e sotme është në shqyrtim të dytë.

Ai ka thënë se komisioni ka shqyrtuar projektligjin për cka është punuar me dy grupe, raporton Indeksonline.

“Komisioni ka sugjeruar 140 ndryshime në projektligjin e buxhetit, që kanë të bëjnë me qerdhe, ifrastrukturën rrugore, arsim, programe për rini e sport, ujësjellës, mjete shtesë për shëndetësi, mjete për qentë endacak, etj. Ne nuk kemi mbështetur rritjen e pagave, sepse kjo duhet të trajtohet me një ligj të vecantë. Në ndryshimet e propozuara është bërë e mundur ndarja gjithëregjionale”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka theksuar se komisioni rekomandon ndryshimin e amandamenteve të ndryshuara. /Indeksonline/