23:22 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haziri thotë se PAN ka dështuar me vizat, buxhetin, ushtrinë, INTERPOL-in, njohjet…

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka përmendur disa nga siç ka thënë ai ‘dështimet’ e koalicionit PAN.

Në një postim në Facebook, Haziri ka shkruar se PAN po i jep Kosovës dhuratë për Krishtlindje shumë dështime, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Hazirit:

Nuk u arrit të merret data për liberalizim, nuk u zbatuan reformat, nuk u arrit konsensusi i gjerë për dialogun, nuk u arrit mbështetja e NATO për ushtrinë, nuk u arrit mbështetja për Buxhetin 2019…

A duhet edhe më shumë me listu telashe që PAN-istat po a japin Kosovës ‘dhuratën’ e Krishtlindjeve, pa e përmendur edhe dështimin e takimit të CEFTA nën kryesimin e Kosovës, dështimin e INTERPOL e UNESCO, tërheqjen e 12 njohjeve nga shtetet që ishin radhitur pro Kosovës!