19:18 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / Blerim

Abedin Zeka: Roli i FFK-së është me na prishë ne klubeve mes vete!

Abedin Zeka, presidenti i Trepca ‘89 në një pronocim të shkurtër për IndeksOnline ka folur për ndeshjen e fundit kundër Prishtinës.

Skuadra e Prishtinës arriti fitore si mysafire e klubit nga Mitrovica me rezultat 1 me 2 me polemika të shumta, shkruan IndeksOnline.

Zeka gjatë këtij pronocimi thotë se roli i FFK-së është që t’i prishë klubet mes vete duke dërguar gjyqtarë të tillë në këto takime.

“Qëllimi i tij është me na prishtë neve klubeve mes vete. Kishte dërguar gjyqtarë të tillë vetëm me prishë ndeshjen. Goli i dytë i Prishtinës ka qenë faull. Gjatë pjesës së parë ka qenë edhe një karton i kuq, por që s’u dha. Ne s’jemi Barcelonë me i mposht ekipet me gjyqtarë. Lojtarët ishin tejet të dëshpëruar, mezi i kam pajtuar sot”, ka thënë Zeka për IndeksOnline.

Me këtë humbje, Trepca’89 mbetët në pozitën e pestë me 28 pikë, kurse Prishtina ngritët në pozitën e dytë me 44 pikë./IndeksOnline/