13:50 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Abelard Tahiri rezulton pozitiv me Covid-19

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka rezultuar pozitiv në testin për Covidin-19.

“Të dashur qytetarë,

Me gjithë faktin se jam përpjekur të isha i kujdesshëm, duke mos anashkaluar rekomandimet, dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv. Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetizolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërm në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend”, ka shkruar ai./Indeksonline/