14:55 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Abidal në Mynih, do ta përcjellë sonte yllin e mesfushës

Drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal ka udhëtuar në Mynih të martën për ta përcjellur ndeshjen, Bayern – Ajax në ”Allianz Arena” në Champions League.

Arsyeja kryesore e këtij udhëtimi është monitorimi i Frenkie de Jong, një objektiv i kahmotshëm i Barçës.

Por, derisa të jetë në Gjermani, Abidal gjithashtu do ta shikojë ndeshjen e Youth Leagues mes të dyja skuadrave në fjalë, transmeton IndeksOnline.

Në fakt, pasi që është java e Champions League, ekipi teknik i Barcelonës do të jetë në gjithë Evropën për t’i monitoruar lojtarët e kërkuar.

Image result for frenkie de jong

Ekipi i Pep Seguras është në monitorim të shumë mesfushorëve, por De Jong i Ajaxit është njëra prej lojtarëve që ata mendojnë se do ta përmirësonte skuadrën e Ernesto Valverdes./IndeksOnline/