12:43 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Abidal takon Al Khelaifin për Rabiot

Barcelona nuk ndalet në merkato. Pasi siguroi Arthur, Lenglet e Malcom, katalanasit vazhdojnë punën për të përmirësuar organikën e tyre për sezonin e ri.

Objektivi i radhës për “blaugranat” është Adrien Rabiot, mesfushori i Paris Saint Germain, kontrata e të cilit skadon në 2019-ën. Edhe pse në tryezën e drejtuesve parizienë janë alternativat e N’Zonzi e Parejo, prioritet mbetet pikërisht francezi.

Klubi francez nuk dëshiron të privohet nga futbollisti, por rrezikon ta humbasë me parametër zero, nëse nuk i rinovon kontratën. Çështjen e transferimit të Rabiot në “Camp Nou” e ka marrë përsipër Eric Abidal, i cili është mik i ngushtë i presidentit Nasser Al-Kelaifi me të cilin është takuar.

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel ka deklaruar se vendimi përfundimtar është në duart e Rabiot. /IndeksOnline/