08:33 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Abrahami thotë se do ta shfrymë zemërimin ndaj Liverpoolit

Chelsea u mposht 1:0 në shtëpi nga Valencia në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve në Champions League.

Por, Tammy Abraham, i cili ka qenë yll i padiskutueshëm i Chelseat në ndeshjet e fundit e la pas krahëve menjëherë humbjen dhe u fokusua te ndeshja në ligë, të dielën, ndaj Liverpoolit.

“ E diela është test i karaktereve. Ne do të shfrymë zemërimin tonë ndaj Liverpoolit. Do të jetë një ndeshje e madhe dhe të dyja ekipet do të luftojnë për fitore ” tha i riu në Stamfrod Bridge.

“ Janë ende dyert e hapura në Ligë të Kampionëve. Ne humbëm sot, por ka edhe pesë ndeshje që duhet të zhvillohen, duhet t’i fitojmë pesë të tjerat” – theksoi talenti i Chelseat, Abraham.

Abraham është një nga disa të promovuarit e akademisë që i është dhënë një shans nën Lampard këtë sezon dhe ylli i të rinjve në Angli, i cili ka shënuar shtatë gola të Premier League deri më tani, përshëndeti mbështetjen e menaxherit të tij./Indeksonline/