20:55 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Abrashi: Buxheti i komunës mjafton përjashtuar projektet për unazën dhe ujërat e zeza

Arban Abrashi nga LDK-ja në planprogramin e tij qeverisës ndër të tjera ka paraparë ndërtimin e shtatë shkollave, nëntë çerdheve, investime në infrastrukturë si dhe dy projekte të mëdha siç është ndërtimin e unazës si dhe ai për trajtimin e ujërave të zeza.

Sipas Abrashit buxheti prej afërsisht 40 milionë euro për investime kapitale do të jete i mjaftueshëm për realizimin e këtyre projekteve, duke përjashtuar atë të unazës dhe ujërave të zeza, që sipas tij janë projekte që tejkalojnë edhe mandatin katërvjeçar.

“Për shumicën  projekteve buxheti i komunës është i mjaftueshëm, do të thotë rreth 40 milionë euro investime kapitale, që janë të realizueshme. Mirëpo dy projekte më të mëdha dhe më voluminoze kërkojnë më shumë fonde si dhe tejkalojnë mandatin katërvjeçar. Unaza e Prishtinës dhe trajtimi i ujërave të zeza” ka thënë Arban Abrashi në një intervistë në Magazina Lokale të Klan Kosovës.

Për realizimin e këtyre dy projekteve kandidati i LDK-së ka thënë që do të punojnë përmes huamarrjes, përderisa në dy vjetët e para të mandatit parashikon të realizoj studimet e plota të vizibilitetit