22:39 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Abrashi: Prishtina tashmë ka një kryetar të ri (Foto)

Kandidati i LDK-së, për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka reagur lidhur me lajmin e plasuar pak më parë se si VV ka organizuar transportin e votuesve në kryeqytet.

Sipas tij organizimi i transportit të qytetarëve përmes OJQ-ve për të votuar, ka synim ushtrimin e ndikimit mbi votën e tyre të lirë dhe deformon vullnetin e tyre popullor.

Abrashi ka thënë se do të kërkojnë që nga organet kompetente të hetohet rasti deri në fund, dhe pastaj të vendosin se si të veprojnë.

Ai poashtu është shprehur i bindur në fitoren e tij.

“Por ajo që po vërtetohet gjithnjë e më shumë është se Prishtina tashmë ka një kryetar të ri.”, ka shkruar ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Po shohim që ata që bën koalicione të hapura e të fshehta me oligarkë e biznismenë/politikanë vetëm që me çdo kusht të mbesin në pushtet, tash zbulohet edhe se kanë përdorë metoda kundërligjore vetëm e vetëm që ata të jenë në pushtet.

Organizimi i transportit të qytetarëve përmes OJQ-ve për të votuar, ka synim ushtrimin e ndikimit mbi votën e tyre të lirë dhe deformon vullnetin e tyre popullor.

Do ta kërkojmë nga organet kompetente të hetojmë këtë rast deri në fund dhe pastaj do të vendosim sesi të veprojmë. Por ajo që po vërtetohet gjithnjë e më shumë është se Prishtina tashmë ka një kryetar të ri.

Ju faleminderit shumë